Politike

Pasi e ofendoi/ Balla i kërkon ndjesë Vokshit: Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer

Gjatë fjalës së tij, Balla sqaroi deklaratën e thënë më para, e cila krijoi përplasjen në Kuvend dhe më pas kërkoi ndjesë nëse dikush është ndiher i fyer.

5 Mars 2026, 19:38 Nga I.A
Pasi e ofendoi/ Balla i kërkon ndjesë Vokshit: Ndjesë
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar fajle deputetes demokrate, Albana Vokshi për gjuhën fyese të përdorur ndaj saj. Gjatë fjalës së tij, Balla sqaroi deklaratën e thënë më para, e cila krijoi përplasjen në Kuvend dhe më pas kërkoi ndjesë nëse dikush është ndiher i fyer.

Sipas Ballës, bëhet fjalët për një numër telefonik, që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Balla deklaroi se ky ishte një keqinformim, i cili po përdoret për të prishur rendin e ditës në Kuvend.

'Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë.

Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkojnë ndjesë. Ndërkohë, kryetar, për të gjithë atë lum rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht që unë dhe për dëmtimin e pajisjeve… në këto kështu kërkoj ndërprerje seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer,' tha Balla./Dosja.al

taulant balla kuvend albana vokshi

Sondazh

Poll