Bota

‘Trafikantëve u shkon huq’/ Sekuestrohen 5 ton kokainë në Panama, ngarkesa po transportohej me nëndetëse (VD)

20 Shkurt 2020, 14:27 Nga DOSJA
‘Trafikantëve u shkon huq’/ Sekuestrohen 5 ton kokainë

SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 5 ton kokainë në Panama. Sipas medieve të huaja kokaina ishte trafikuar me nëndetëse, ndërsa janë vënë në pranga katër shtetas nga Kolumbia.

Ndërkohë, autoritetet e sigurisë ende nuk kanë zbuluar destinacionin e ngarkesës që ishte transportuar me nëndetëse.

Panamaja është një urë lidhëse për trafikun e drogës drejt Kolumbisë për në SHBA, ku vetëm gjatë vitit të kaluar ka arritur të sekuestrojë 91 ton drogë, ku 77.9 ishte kokainë e 12.9 marijuanë. Mesa duket trafikuesit përdorin nëndetëset e vogla, për t’i dërguar në destinacion ngarkesat me drogë.

(a.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota droge ne panama nendetese panama droge ne panama nendetese panama

Sondazh

Poll