Aktualitet

Nuk kishin dokumentacionin shoqërues të produktit/ Bllokohen në doganën e Kapshticës 1,5 tonë çokollata

Pas kontrollit të plotë të mjetit, u konstatuan 566 kuti me çokollata, me peshë totale rreth 1.500 kg, të cilat tentuan të shpërndaheshin në treg.

5 Mars 2026, 18:35 Nga E. D

Nuk kishin dokumentacionin shoqërues të produktit/ Bllokohen në

KAPSHTICË- Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar një automjet të ngarkuar me 1,5 tonë çokollata, i cili kaloi në degën doganore të Kapshticës pa kryer deklarim doganor dhe pa dokumentacion mbi produktin. Sipas autoriteteve, malli mund të ishte futur ilegalisht në treg.

Pas kontrollit të plotë të mjetit, u konstatuan 566 kuti me çokollata, me peshë totale rreth 1.500 kg, të cilat tentuan të shpërndaheshin në treg. Organet hetimore doganore po vijojnë punën për procedimin penal ndaj përgjegjësve në organet kompetente./Dosja.al

kapshticë

Sondazh

Poll