Aktualitet

I përfshirë në dosjen “Toyota Auris”/ Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një muaj para se të arrestohej, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë. Pas arrestimit, vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, bazuar në një rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke u ngritur shkaqe në të tre kriteret e rivlerësimit.

5 Mars 2026, 18:27 Nga E. D
I përfshirë në dosjen “Toyota Auris”/ Kolegji i
Aurel Zarka

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shpallur sot vendimin për shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Ky i fudnit është në parburgim prej korrikut të vitit 20024, kur u arrestua për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në disa çështje, përfshi dhe atë të njohur si “Toyota Auris”.

Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një muaj para se të arrestohej, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë. Pas arrestimit, vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, bazuar në një rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke u ngritur shkaqe në të tre kriteret e rivlerësimit.

Edhe drejtuesi i SPAK, u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi në përfundim shkarkimin e Zarkës për cënim të besimit të publikut, ndërsa përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Julian Mërtiri e cilësoi të parakohshëm vlerësimin e figurës bazuar në të dhënat e çështjes penale në ngarkim të subjektit. Mërtiri argumentoi se kërkimi i drejtuesit të SPAK bazohej vetëm në të dhënat e çështjes penale ndaj Zarkës, që është ende në gjykim dhe nuk ka ndonjë vendim. Mërtiri deklaroi se subjekti kërkonte pafajësi dhe konfirmin në detyrë.

Njoftimi:

Trupi gjykues i Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli sot vendimin për çështjen (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që lidhet me ankimin e Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 779, datë 28.06.2024 të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.Trupi gjykues përbëhej nga kryesuesja Natasha Mulaj, relatorja Mimoza Tasi dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues vendosi në mënyrë unanime: Ndryshimin e vendimit nr. 779, datë 28.06.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Aurel Zarka. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

GJKKO më 31 korrik 2024 la në burg-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, pasi akuzohet  për ndërhyrje të paligjshme dhe ndikim te gjyqtarët e prokurorët për 8 çështje gjyqësore. Bashkë me Zarkën u lëshuan tre urdhërarreste për magjistraten Erjona Dautaj, avokatin Radovan Çela si dhe shtetasin Astrit Vladi, të cilët nuk u ekzekutuan pasi të tre ndodhen jashtë shtetit.  Sipas SPAK, Zarka merrte para për të ndikuar te prokurorët dhe gjyqtarët e çështjeve penale. Kryeprokurori ka ndikuar në katër raste për lehtësim të hetimeve të dosjes "Toyota Yaris", që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar, për mosdeklarim të të ardhurave në kufi./Dosja.al

aurel zarka

Sondazh

Poll