Aktualitet

Dyshohet se mori 330 mijë lekë nga dega postare në Elbasan, nis hetimi për punonjësen

Këtë e kë bërë duke vepruar në sistemin elektronik të institucionit, me kredencialet e një kolegeje të saj.

5 Mars 2026, 16:26 Nga E.d
Dyshohet se mori 330 mijë lekë nga dega postare në Elbasan, nis
Foto ilustruse

ELBASAN- Policia ka nisur hetimin ndaj një 48-vjeçarje, punonjëse e degës postare Elbasan. Kjo pasi ajo dyshohet se ka përvetësuar 330 000 lekë nga pagesat që kryhen në postë.

Këtë e kë bërë duke vepruar në sistemin elektronik të institucionit, me kredencialet e një kolegeje të saj. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse e degës postare Elbasan, pasi dyshohet se ka përvetësuar 330 000 lekë nga pagesat që kryhen në postë, duke vepruar në sistemin elektronik të institucionit, me kredencialet e një kolegeje të saj./Dosja.al

elbasan posta 330 mijë lekë

Sondazh

Poll