Aktualitet

VIDEO/ Grabitja me armë zjarri në Tiranë! Momentet kur autori mbledh lekët që i bien në tokë, vendos pistoletën në banak

Gjatë grabitjes, autori lë armën në banakun e biznesit dhe nis t’i mbledhë paratë me të dyja duart. 

5 Mars 2026, 16:55 Nga E. D

VIDEO/ Grabitja me armë zjarri në Tiranë! Momentet kur autori

TIRANË- Policia ka publikuar pamje të reja nga grabitja e ndodhur sot në Tiranë, në një dyqan shkëmbimi valutor, brenda në ambientet e qendrës tregtare “Concord”. Në pamje shihet autori, Luan Maci, i cili pasi kërcënon me armë pistoletë punonjëset e pikës, nis të mbledhë paratë me dorë.

Gjatë grabitjes, autori lë armën në banakun e biznesit dhe nis t’i mbledhë paratë me të dyja duart. Sipas policisë autori ka vjedhur rreth 3 milionë lekë duke kërcënuar punonjësen me një armë zjarri, siç duket edhe në pamjet e publikuara. Gjithashu, ai ka tentuar të shkelmojë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, por nuk ka arritur, ndërsa më pas ka marrë paratë me nxitim dhe është larguar.


Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”. Vodhi rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, në një qendër tregtare, duke kanosur punonjësen, me armë zjarri pistoletë, identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet 42-vjeçari. 42-vjeçari, me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

luan maci

Sondazh

Poll