Politike

"Do të ngrihet te ish- sarajet e Toptanëve"/ Rama: Gati projekti për artin Islam dhe muzeun “Besa”

Gjatë fjalës së tij në promovimin e librit “Në Sofrën e Hënës”, Rama  u shpreh se të gjitha vendet që kanë në organizmin e tyre fenë islame, e kanë një muze të tillë.

5 Mars 2026, 17:24 Nga E.d
"Do të ngrihet te ish- sarajet e Toptanëve"/ Rama: Gati
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Tiranë po punohet për ngritjen e një Muzeu të Artit Islam, i cili synon të plotësojë mungesën e një institucioni të tillë kulturor në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në promovimin e librit “Në Sofrën e Hënës”, Rama  u shpreh se të gjitha vendet që kanë në organizmin e tyre fenë islame, e kanë një muze të tillë.

Ai tha se ai do të ngrihet te ish- sarajet e Toptanëve, pranë me Kalasë së Tiranës, ngjitur me Parlamentin. 

"Janë një grup që bëjnë punë për të koleksionuar artefakte të fesë islame dhe bashkërisht kemi një projekt të bukur, është ideja e tyre, por projekti është i përbashkët. Është ideja për të ndritur muzeun e artit islam, ne nuk e kemi këtë fatkeqësish. Të gjitha vendet që kanë në organizmin e tyre fenë islame, e kanë një muze të tillë. Ne jemi duke punuar për projektin. Do të ngrihet te ish- sarajet e Toptanëve, pranë me Kalasë së Tiranës, ngjitur me Parlamentin. Ngjitur me atë oazë do të jetë i ngritur edhe muzeu “Besa” që do të sjellë jehonën tonë hebraike dhe që do të sjellë te ne kulturën bashkëkohore hebraike," tha Rama./Dosja.al

edi rama liber promovim

Sondazh

Poll