Politike

"Vije si nuse me të bardha, se doje ti zije vendin..."/ Sipiropali i përgjigjet Berishës: Secili duhet t’i bëj llogaritë me turpin dhe nderin (VIDEO)

Spiropali i është përgjigjur Kryedemokratit Sali Berisha dhe Flamur Nokës, të cilët i thanë gjatë fjalës së tyre, se shkonte në Parlament e veshur si nuse, me idenë se do i zinte vendin si zv.kryeministre Belinda Ballukut.

5 Mars 2026, 15:46 Nga E. D

"Vije si nuse me të bardha, se doje ti zije vendin..."/

TIRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali i është përgjigjur Kryedemokratit Sali Berisha dhe Flamur Nokës, të cilët i thanë gjatë fjalës së tyre, se shkonte në Parlament e veshur si nuse, me idenë se do i zinte vendin si zv.kryeministre Belinda Ballukut.

Në përgjigje, Spiropali tha se është veshur me të bardha dhe do vijojë të vishet, teksa shtoi se nuk ka bërë asnjë turp, por sipas saj ka bërë vetëm ndere për Shqipërinë, brenda dhe jashtë.

"Flamur fytyra dhe veshja është e jona dhe po përfitoj nga fakti se si ti dhe Saliu përmendët fustanet dhe ngjyrat. Për tu thënë se unë jam veshur me të bardha dhe do vishem me të bardha, se nuk kam bërë turp, vetëm nderë i kam bërë Shqipërise, brenda dhe jashtë. Secili duhet ti bejë llogaritë me turpin dhe nderin," tha Spiropali. 


Më herët Berisha i tha Spiropalit, se shkarkimi i saj erdhi nga hakmarrja e Belinda Ballukut, ndërkohë që Berisha i kujtoi se në vend të saj Rama Albana Koçiun. Gjatë fjalës së tij, Berisha i thotë se dikur Spiropali shkonte si nuse në Parlament, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët.


"Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin! Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti. Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo. Dhe këta të dhanë atë që meritove," tha Berisha./Dosja.al

elisa spiropali sali berisha flamur noka

Sondazh

Poll