Politike

"Thesar kulturash që vijnë nga feja..."/ Rama promovon librin “Në Sofrën e Hënës”: Është përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit

Ai tha se libri ishte gati për Panairin e Librit, por nuk e botoi, sepse do të tërhiqte vëmendjen e të gjithë autorëve që e kanë të rëndësishëm Panairin e Librit.

5 Mars 2026, 17:18 Nga E.d
"Thesar kulturash që vijnë nga feja..."/ Rama promovon
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme librin e tij më të ri i titulluar  “Në Sofrën e Hënës”. Gjatë fjalës së tij hyrëse në promovimin e librit, Rama u shpreh se ai është përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit.

Kryeministri theksoi se, libri ishte gati për Panairin e Librit, por nuk e botoi, sepse do të tërhiqte vëmendjen e të gjithë autorëve që e kanë të rëndësishëm Panairin e Librit. Ndër të tjera, Rama u shpreh se përtej sloganit të bashkëjetesës fetare, qëndron një thesar kulturash që vijnë nga feja myslimane.

"Është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit, të cilat kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin që t’i organizon, në sajë të funksionit që kam. Për mua dhe gjithmonë e më shumë edhe si rezultat i kësaj eksperience, softa e iftarit është përtej agjëruesve. Ka qenë shtysa e disa miqve myslimanë, që agjërojnë që t’i përmblidhja këto fjalë në këtë libër. Sot dëshirova që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Libri ishte gati për Panairin e Librit, por nuk ia dhashë dritën jeshile, sepse do të tërhiqte vëmendjen e të gjithë autorëve që e kanë të rëndësishëm Panairin e Librit.

Kam shumë respekt dhe jam shumë mirënjohës për ata miq që kam rreth e rrotull që e praktikojnë këtë fe. Me thënë të drejtën, që përtej sloganit të bashkëjetesës fetare, qëndron një thesar kulturash që vijnë nga feja tek dhe meritojnë që të ketë kujdes, respektin dhe admirimin tonë. E meritojnë që ta shikojnë fenë, përtej paragjykimeve dhe stereotipeve. Është kënaqësi dhe jam ndjerë i përkëdhelur nga fati që ma ka dhënë këtë mundësi," tha Rama./Dosja.al

edi rama libri promovim

Sondazh

Poll