Aktualitet

Sherr mes tre personave! Plagoset me thikë një person në Pogradec

Burimet pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tre personave.

5 Mars 2026, 14:33 Nga D.S
Sherr mes tre personave! Plagoset me thikë një person në Pogradec
Pogradec

POGRADEC- Një përleshje me pasojë një person të plagosur ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Burimet pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tre personave ku i plagosur mbeti I.B., 52 vjeç, i cili mori lëndime në trup.

Mësohet se fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet arrestuan 34-vjeçarin me iniciale E.Ç. Gjatë kontrollit fizik të autorit të dyshuar, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë si dhe një send të mprehtë (gërshërë), të cilat u morën në cilësinë e provës materiale. /Dosja.al

 

sherr ne pogradec pogradec plagosje me thike

Sondazh

Poll