Aktualitet

Dështon gjyqi ‘Plumbi i Artë’/ Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai nga bombardimet e Iranit, shtyhen seancat

Mësohet se Tahiri ndodhet prej disa ditësh në Dubai, ku është bllokuar për shkak të pezullimit të fluturimeve nga lufta në Lindjen e Mesme.

5 Mars 2026, 14:38 Nga DOSJA

Dështon gjyqi ‘Plumbi i Artë’/ Gjyqtarja e Posaçme

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë këtë javë një sërë seancash gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Mësohet se Tahiri ndodhet prej disa ditësh në Dubai, ku është bllokuar për shkak të pezullimit të fluturimeve nga lufta në Lindjen e Mesme.

Konkretisht, ditën e sotme janë shtyrë tre seanca, mes tyre edhe ajo e 'Plumbit të Artë'. Ndërkohë, anëtari i trupës gjykuese Besmir Stroka ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet në datë 10 mars ora 10:00. Tahiri është edhe kryetare e trupit gjykues në çështjen e Erion Veliajt, ndaj rrezikon që edhe seanca ndaj tij, e planifikuar për më 9 mars, të dështojë./Dosja.al

engjëllushe tahiri

Sondazh

Poll