Aktualitet

Në kërkim për trafik droge dhe dokumente të falsifikuara, arrestohen dy persona në Durrës

Konkretish është arrestuar një 27-vjeçar, banues në Fushë Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krujës, në vitin 2020, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

5 Mars 2026, 16:08 Nga E.d
Në kërkim për trafik droge dhe dokumente të falsifikuara,
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në qytetin e Durrësit. Konkretish është arrestuar një 27-vjeçar, banues në Fushë Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krujës, në vitin 2020, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 28-vjeçar, banues në Tiranë, të cilit, gjatë kontrollit, punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, të shtetit çek, me gjeneralitetet e tij, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Dokumentet e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të ushtruara në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, të bazuara në informacione policore dhe në analizën e riskut, janë kapur 2 shtetas, që tentuan të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin. 

Në vijim të veprimeve, u vunë në pranga shtetasit:

-G. B., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krujës, në vitin 2020, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

M. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, të cilit, gjatë kontrollit, në dalje të RSh-së, punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, të shtetit çek, me gjeneralitetet e tij, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Dokumentet e sekuestruan në cilësinë e provës materiale./Dosja.al

durrës dokumente të falsifikuara trafik droge

Sondazh

Poll