Politike

'O ushtar i Suelit'/ Bardhi përplaset me Ballën: Ti po gënjen në muajin e Ramazanit

Gjatë replikave në Kuvend, Bardhi e ka quajtur Ballën si ushtar i Suel Çelës. Ndërkohë që Balla nga ana tjetër i ka thënë se po gënjen gjatë muajit të Ramazanit. 

5 Mars 2026, 10:29 Nga I.A
'O ushtar i Suelit'/ Bardhi përplaset me Ballën: Ti po
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet e Gazment Bardhi se mazhoranca po përpiqet të tejkalojë afatet përsa i përket raportit të dalë nga Këshilli i Mandateve përsa i përket çështjes së Belinda Ballukut. Gjatë replikave në Kuvend, Bardhi e ka quajtur Ballën si ushtar i Suel Çelës. Ndërkohë që Balla nga ana tjetër i ka thënë se po gënjen gjatë muajit të Ramazanit. 


Balla: E dëgjova me vëmendje gënjeshtrën, të gënjesh edhe në muaj Ramazani, dhe sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që nuk ke lidhje je ti.

Bardhi: O ushtar i Suelit

Balla: Sa i përket gënjeshtrave që u thanë në sallë, qëndrimi ynë ishte i qartë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, po ashtu në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e Kuvendit. Në Këshill kishte 2 qendrime dhe kjo është e qartë. Në Rregullore thuhet se në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton raport, jemi brenda afateve.
Jemi grup serioz parlamentar ku vendimet nuk i merr kryetari, por merren vendime kolegjiale. Më 23 shkurt kam komunikur publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë do të respektohet afati 2 javor./Dosja.al

taulant balla suel Çela gazment bardhi

Sondazh

Poll