Politike

Kurti i ofroi Vjosa Osmanit 30 firma, Presidentja në detyrë i refuzon

Ajo sqaroi se Lëvizja Vetëvendosje mund të ndajë, 10 nënshkrime për një kandidat te Partia Demokratike e Kosovës dhe 20 për një kandidat tjetër, për të shmangur përsëritjen e situatës së vitit 2025, kur u detyruan të zhvillojnë zgjedhje të përsëritura dhe të kushtueshme.

4 Mars 2026, 19:54 Nga DOSJA

Kurti i ofroi Vjosa Osmanit 30 firma, Presidentja në detyrë i refuzon

KOSOVË- Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Negavci ka njoftuar në një konferencë për media se LVV i ka ofruar presidentes aktuale, Vjosa Osmani, tridhjetë nënshkrime për kandidaturën e saj për mandatin e dytë. Por sipas saj, Osmani ka refuzuar ofertën për shkak të mungesës së mbështetjes nga partitë e tjera.

“Ka pasur interesim për kandidimin e presidentes edhe një mandat. I kemi ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturën e saj, deri tani asnjë subjekt tjetër nuk e ka bërë një gjë të tillë. Osmani s’ka pranuar këtë ofertë,” tha Nagavci, duke shtuar se LVV është e gatshme të ofrojë nënshkrime edhe për partitë e tjera për të mundësuar paraqitjen e kandidatëve potencialë.

Ajo sqaroi se Lëvizja Vetëvendosje mund të ndajë, 10 nënshkrime për një kandidat te Partia Demokratike e Kosovës dhe 20 për një kandidat tjetër, për të shmangur përsëritjen e situatës së vitit 2025, kur u detyruan të zhvillojnë zgjedhje të përsëritura dhe të kushtueshme. Nagavci theksoi gjithashtu se oferta për nënshkrime ka për qëllim të mundësojë zgjedhje të shpejta dhe të efektshme të presidentit, duke marrë parasysh afatin e shkurtër dhe dinamikat aktuale të procesit./Dosja.al

Sondazh

Poll