Politike

Emërimet në institucionet e pavarura, Bardhi: Shqipëria në drejtimin e gabuar drejt shtetit njëpartiak

Bardhi gjithashtu thekson se, kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, balanca e pushteteve zhduket.

4 Mars 2026, 21:00 Nga E. D
Emërimet në institucionet e pavarura, Bardhi: Shqipëria në
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Shqipëria po lëviz në një drejtim të gabuar, duke u larguar nga demokracia parlamentare dhe duke u shndërruar në një shtet njëpartiak. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thekson se mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura prej saj, nga Avokati i Popullit tek Banka e Shqipërisë. Bardhi gjithashtu thekson se, kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, balanca e pushteteve zhduket.

Reagimi i Bardhit: 

SHQIPËRIA NË DREJTIMIN E GABUAR: NGA DEMOKRACI PARLAMENTARE DREJT SHTETIT NJËPARTIAK

Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura prej saj, nga Avokati i Popullit tek Banka e Shqipërisë.

Kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, që duhet ta kontrollojnë atë, balanca e pushteteve zhduket. Kjo nuk është më demokraci parlamentare. Është shtet njëpartiak.

Dhe një qeveri që përqendron pushtetin, dobëson institucionet e pavarura dhe i kontrollon ato, nuk afrohet me Bashkimin Europian, largohet prej tij!

Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura prej saj, nga Avokati i Popullit tek Banka e Shqipërisë.

Kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, që duhet ta kontrollojnë atë, balanca e pushteteve zhduket. Kjo nuk është më demokraci parlamentare. Është shtet njëpartiak.

Dhe një qeveri që përqendron pushtetin, dobëson institucionet e pavarura dhe i kontrollon ato, nuk afrohet me Bashkimin Europian, largohet prej tij!/Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll