Emërimet në institucionet e pavarura, Bardhi: Shqipëria në drejtimin e gabuar drejt shtetit njëpartiak
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Shqipëria po lëviz n&e...
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Tomor Dosti që nga fëmijëria përjetoi kalvarin e egër të luftës së klasave, persekutimin, burgosjen dhe internimin në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale pas ndarjes nga jeta të Tomor Dostit, duke e përkujtuar me nderim dhe mirënjohje për kontributin e tij në kauzën demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Tomor Dosti që nga fëmijëria përjetoi kalvarin e egër të luftës së klasave, persekutimin, burgosjen dhe internimin në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste.
Shkrimi i plotë:
Nderim për Tomor Dostin.
Të dashur miq, Tomor Dosti mbylli sytë përgjithmonë. Pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara të Shqipërisë, bir i Hasan Dostit, intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Kryetarit të Komitetit të Shpëtimit Kombëtar të Mukjes dhe drejtues kryesor i Ballit Kombëtar.
Tomor Dosti që nga fëmijëria e tij përjetoi kalvarin e egër të luftës së klasave, persekutimin, burgosjen dhe internimin në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste. Tomori mbështeti që në fillim përmbysjen e diktaturës komuniste dhe vendosjen e pluralizmit.
Pas themelimit të Partisë Demokratike ai është zgjedhur përfaqësues deputet i saj në Parlamentin e Shqipërisë. Në vitet 1992-1996 Tomor Dosti është zgjedhur në postet drejtuese të Nënkryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.
Duke shprehur nderimin tim më të madh për kontributin e tij të çmuar dhe mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin që kemi pasur, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve të tij dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i Tomor Dostit të gjejë paqen e merituar. Amin!/Dosja.al
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Shqipëria po lëviz n&e...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidenca e Kosovës e ka mohuar se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje i kishte ofruar mbështetje p...
KOSOVË- Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Negavci ka njoftuar në një konferencë për m...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka deklaruar, pasi Lëvizja Vetëvendosje propozoi Gl...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka promovuar ditën e sotme librin e tij më të ri, i cili mban titullin “N&...
takimi TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ka theksuar, se krimi i organizuar në Shqipëri minon integritetin ekonomik t&eu...
Foto ilustruse KOSOVA- LDK ka reaguar ashpër ndaj LVV, pas shpalljes së kandidatit për President. LDK-ja thotë se qasja ...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti e ka propozuar Glauk Konjufcën për president të Kosovës, si dhe u ...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për tetë të pandehur...
Edi Rama, Blerina Gjylameti TIRANË- Mbledhja e kryeministri Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë...