Politike

Dosja e ‘Sterilizimit’/ GjKKO shpall vendimin për 8 të pandehurit, ja sa vite burg dënohen ish-zyrtarët

Bëhet me dije se, sipas vendimit të gjykatës, ish-zyrtari Klodian Rrjepaj është dënuar me 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg.

4 Mars 2026, 16:45 Nga E. D
Dosja e ‘Sterilizimit’/ GjKKO shpall vendimin për 8 të
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për tetë të pandehurit e dosjes së sterilizimit. Bëhet me dije se, sipas vendimit të gjykatës, ish-zyrtari Klodian Rrjepaj është dënuar me 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg.

Ndërkohë, biznesmeni Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg, por pas uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 4 vite burg. Ndërsa, Marsela Sejranaj është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, por pas uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është reduktuar në 2 vite e 4 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu lirimin e saj nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gjithashtu për Saimir Kadiu, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “falsifikim”, gjykata vendosi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg. Pas uljes me një të tretën, dënimi përfundimtar është 2 vite e 4 muaj burg. Kadiu është liruar nga arresti në shtëpi pasi masa e paraburgimit e tejkalon kohëzgjatjen e dënimit.

Petref Mersini është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, që pas uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 2 vite e 4 muaj. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në shërbim prove për një periudhë 24 muaj.

Për mjekun Arben Gjata GJKKO vendosin dënimin me 3 vite e 6 muaj burg, por pas uljes shkon në 2 vite e 4 muaj. Për të, gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen në shërbim prove për 24 muaj.

Për Gent Burazerin, gjykata vendosi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, që pas uljes reduktohet në 1 vit. Ai nuk do të vuajë burg, por do të kryejë 80 orë pune në interes publik. Ndërsa Naile Ajazi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që pas uljes u reduktua në 1 vit. Gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare.

DËNIMET:

Klodian Rrjepaj – 6 vite burg, me ulje 4 vite burg.

Ilir Rrapaj – 6 vite burg, me ulje 4 vite burg.

Marsela Sejranaj – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.

Saimir Kadiu – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.

Petref Mersini – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi pezullohet, 24 muaj shërbim prove.

Arben Gjata – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi pezullohet, 24 muaj shërbim prove.

Gent Burazeri – 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, punë në interes publik.

Naile Ajazi – 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, 2 vite shërbim prove.

Sterilizimi

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit./Dosja.al

gjkko dosja sterelizimi klodian rrjepaj marsela sejranaj ilir rrapaj

Sondazh

Poll