Politike

Bajram Begaj dekreton ndryshimet në kabinetin ‘Rama 4’

Pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, Begaj dekretoi shkarkimin nga detyra të disa ministrave

4 Mars 2026, 14:01 Nga E.d
Bajram Begaj dekreton ndryshimet në kabinetin ‘Rama 4’
Foto ilustruse

TIRANË- Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në kabinetin ‘Rama 4’. 

Pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, Begaj dekretoi shkarkimin nga detyra të disa ministrave. Ato janë:

Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë

Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme

Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes

Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.


Pas kësaj Presidenti Begaj dekretoi emërimin në detyrë të:

Albana Koçiu, Zëvendëskryeministre

Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjese

Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme

Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë./Dosja.al

bajram begaj presidenca qeveria

Sondazh

Poll