Aktualitet

Vlorë/ Zbulohen 160 predha të Luftës së Dytë Botërore në Selenicë, ekspertët zhvilluan operacione për dy ditë në zonë

Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

4 Mars 2026, 14:18 Nga D.S
Vlorë/ Zbulohen 160 predha të Luftës së Dytë
predha

SELENICË- Zbulohen 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë të Bashkisë Selenicë. Ditën e djeshme, u gjetën dhe u siguruan rreth 140 predha mortaje, ndërsa gjatë ditës së sotme u evidentuan edhe 20 predha të tjera.

Mësohet se ato u gjetën, nga një firmë që po kryente punime në zonë, e cila njoftoi menjëherë forcat për praninë e municioneve të rrezikshme. Ekspertët mbërritën në vendngjarje dhe për dy ditë me radhë zhvilluan operacionin për identifikimin dhe largimin e predhave./Dosja.al

prwedha bashkia selenices selenice

Sondazh

Poll