Aktualitet

Shpallet në kërkim Klesti Çela pasi dhunoi Fatmir Metën në ambientet e IKMT! Policia: U ndihmua nga tre persona

Sipas autoriteteve, Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit që është kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë.

4 Mars 2026, 10:07 Nga D.S

Shpallet në kërkim Klesti Çela pasi dhunoi Fatmir Metën

TIRANË- Klesti Çela është shpallur në kërkim pasi dyshohet se dhunoi në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.

Sipas autoriteteve, Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit që është kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë. Mësohet se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Klesti Çela, pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Meta, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit."

Ngjarja ka ndodhur në zyrën e Fatmir Metës, ku Klesti Çela dhe tre persona të tjerë e kanë dhunuar këtë të fundit me qyta pistolete. Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve. Gjithashtu raportohet, se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave, ku sipas burimeve brenda institucionit, Fatmir Meta ka bllokuar mjetet e subjekteve që derdhnin dhera nëpër rrethinat e Tiranës./Dosja.al/Dosja.al

 

fatmir meta klesti cela ergys agasi

Sondazh

Poll