Aktualitet

Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut/ Kushëriri i tij zbulon bisedën me biznesmenin pak para vrasjes: Më kërkoi ta çoja në shtëpi

Mësohet se Shehu ishte personi i fundit që takoi pak para vrasjes biznesmenit.

4 Mars 2026, 12:30 Nga D.S

Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut/ Kushëriri i tij zbulon bisedën

TIRANË-Dëshmia e Elvis Shehut, kushëriri i biznesmenit Çajup Selimi, që u vra në Tepelenë në 1 qershor të vitit 2021 është zbardhur në gjyqin ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se Shehu ishte personi i fundit që takoi pak para vrasjes biznesmenin.

Shehu dëshmoi se ishte ndarë nga Çajupi vetëm 20 minuta pak para vrasjes së këtij të fundit, ndërsa shtoi se e kishte përcjellë me makinë afër banesës së tij. Gjithashtu deklaroi se Selimi nuk kishte pasur probleme për të cilat Shehu mund të ishte në dijeni. 

Dëshmia e plotë:

Pyetje: A e njihnit Çajup Selimin?
Përgjigje: Po.
Pyetje: Çfarë mund të na thoni për vrasjen?
Përgjigje: Ngjarja ka ndodhur më 1 qershor 2021. Atë ditë kam qenë me vëllain e tij. E kam marrë Çajupin te puna e tij. Kemi bërë një shëtitje. Më pas kam marrë xhaxhain dhe një person tjetër dhe i çuam në punë. Më pas morëm rrugën drejt Kalasë. Ai më tha: “Më ço te shtëpia.”. E kam lënë te rrugica e lagjes së tij.
Rreth 20 minuta më vonë më telefonoi policia dhe më tha të paraqitesha, sepse Çajupit i kishte ndodhur diçka. Cajupin e kam kushëri. Babai e ka djalë daje.
Pyetje: A e dinit që Çajupi kishte probleme?
Përgjigje: Jo. Do ta kishim dëgjuar nëse do të kishte diçka.
Pyetje: A ka qenë ndonjëherë i shoqëruar në polici?
Përgjigje: Ndoshta në vitin 1997, por atëherë kam qenë i vogël.
Pyetje: Si njihej në komunitet?
Përgjigje: Si një njeri alegro dhe biznesmen i njohur.

 

Çajup selimi elvis shehu laert haxhiu

Sondazh

Poll