Aktualitet

EMRI/ Po punonte për kapjen e një të shumëkërkuari në Dibër! Efektivi i "Shqiponjave" bie nga lartësia, dyshohet se…

Mësohet se, gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, Gentjan Meda, 40 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi por kjo nuk është konfirmuar ende dhe Meda mund të jetë plagosur me armë zjarri.

4 Mars 2026, 09:31 Nga D.S
EMRI/ Po punonte për kapjen e një të shumëkërkuari
Shqiponjat

PESHKOPI- Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të kërkuar në Dibër. Mësohet se, gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, Gentjan Meda, 40 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi por kjo nuk është konfirmuar ende dhe Meda mund të jetë plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar.  Bëhet me dije se, efektivi i plagosur fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopi, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Informacionet paraprake bëjnë me dije se janë dëgjuar edhe krisma armësh. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti të rëndë./Dosja.al

gentian meda shqiponjat peshkopi

Sondazh

Poll