Aktualitet

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis në Shkodër/ Në pranga tre persona mes tyre një i mitur

Sipas njoftimit të policisë, u arrestuan në flagrancë, M. M., 18 vjeç, Z. M., 36 vjeç dhe i mitur 17 vjeç, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për P. M., 20 vjeç.

4 Mars 2026, 12:02 Nga D.S

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona dhe një tjetër është proceduar për veprimtari kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje. Sipas njoftimit të policisë, u arrestuan në flagrancë, M. M., 18 vjeç, Z. M., 36 vjeç dhe i mitur 17 vjeç, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për P. M., 20 vjeç.

Bëhet me dije se, nga operacioni janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kanabis (e ndarë në mbi 300 doza gati për shitje), 1 motomjet dhe 4 celularë. Uniformat blu, bëjnë me dije se, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

"Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, specialistët për Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Delivery”, si rezultat i të cilit u goditën një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 2 shtetas të cilët po qarkullonin me motomjet, me qëllim shitjen e dozave të kanabisit. Gjatë kontrollit fizik ndaj 17-vjeçarit që drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi, dhe ndaj pasagjerit, shtetasit M. M., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në dhjetëra doza gati për shitje.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. M., ku qëndronin dhe shtetasit P. M. (vëllai i tij) dhe Z. M. (xhaxhai i tyre), shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 280 doza, me qese farmaceutike, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 4 celularë.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. M., 18 vjeç, Z. M., 36 vjeç dhe shtetasi i mitur 17 vjeç;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 20 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", shkruhej në njoftim./Dosja.al

armë zjarri municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis në shkodër në pranga tre persona mes tyre një i mitur

Sondazh

Poll