Aktualitet

VIDEO/ Çfarë ndodhi gjatë natës në Vlorë, dy automjete përfshihen nga flakët në zonën e Skelës

Fillimisht dyshohet se i është vënë flaka një automjeti tip "Benz" me targa AB 550 LV dhe më pas flakët janë përhapur edhe te një automjet tjetër tip “BMW” me targa AB 652 UI.

28 Shkurt 2026, 22:56 Nga E. D

VIDEO/ Çfarë ndodhi gjatë natës në Vlorë, dy

VLORË- Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në Vlorë, pak pas mesnate. Fillimisht dyshohet se i është vënë flaka një automjeti tip "Benz" me targa AB 550 LV dhe më pas flakët janë përhapur edhe te një automjet tjetër tip “BMW” me targa AB 652 UI. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të vënë nën kontroll flakët dhe të shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Ndërkohë shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen. Gjithashtu policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë./Dosja.al

vlore makina

Sondazh

Poll