Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Tiranës

Gjatë protestës së ditës së djeshme, protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre drejt ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha.

1 Mars 2026, 14:16 Nga E.d
Shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Tiranës
Elton Alushi

TIRANË- Drejtorit të Policisë së Tiranës, Elton Alushi është shkarkuar ditën e sotme nga detyra. Ky vendim ka ardhur menjëherë pas shkarkimit të Ilir Prodës. Shkarkimi i tij, vjen në kuadër të protestës kombëtare të opozites, në të cilën sipas Ministrisë së Brendshme nuk u garantua siguria e jetës së qytetarëve. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Alushin në krye të Policisë së Tiranës.

Gjatë protestës së ditës së djeshme, protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre drejt ish-rezidencës së diktatorit Enver Hoxha. Në ato momente, sipas autoriteteve, brenda godinës ndodheshin shtetas të huaj./Dosja.al

elton alushi policia protesta

Sondazh

Poll