Aktualitet

Protesta e opozitës/ Delegacioni i BE i bën thirrje aktorëve politikë: Tregoni vetëpërmbajtje

Në reagim, Delegacioni shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.

1 Mars 2026, 16:24 Nga D.S
Protesta e opozitës/ Delegacioni i BE i bën thirrje aktorëve
Pamje nga protesta

TIRANË- Pas protestës së djeshme në Tiranë, ka reaguar publikshit Delegacioni Bashkimit Europian. Nëpërmjet në postimi në rrjete sociale, delegacioni i BE i bëri thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. 

Në reagim, Delegacioni shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish. Megjithatë ata theksojnë se e drejta për tubim është paqësor është shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike, por të ushtrohet me përgjegjshmëri.

Reagimi i plotë:

"Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve. Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.

Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian."/Dosja.al

delegacioni be protesta e opozites pd

Sondazh

Poll