Politike

Protesta e opozitës, Balliu: Hajdutët blindohen e kyçen në selinë e PS! Kemi të dhëna se policia po infiltron individë për...

Ai theksoi se policia nuk duhet të merret me protestuesit në shesh, por të shkojë edhe të arrestojë hajdutët e qeverisë si të vetmen mënyrë për të shpëtuar vendin.

28 Shkurt 2026, 18:14 Nga E. D
Protesta e opozitës, Balliu: Hajdutët blindohen e kyçen
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar pak para nisjes së protestës, se kanë të dhëna se policia po infiltron persona për të provokuar gjatë protestës. Duke folur për News24, deputeti theksoi se në selinë e PS janë mbledhur dhe kyçur hajdutët ndërkohë që qytetarët kanë dalë në shesh. Ai theksoi se policia nuk duhet të merret me protestuesit në shesh, por të shkojë edhe të arrestojë hajdutët e qeverisë si të vetmen mënyrë për të shpëtuar vendin.

“Fiks aty ku ka hajdutë blindohet. Hajdutë blindohen e kyçen. Njerëzit e lirë dalin në shesh. Ajo është selia e krimit e hajdutëve, që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe krimin për AKSHI-n. Shqiptarët kanë zgjedhur të dalin në rrugë. Do t’i bëja thirrje policisë shkoni e merrni hajdutët që të shpëtojë Shqipëria nuk kanë punë për protestuesit.

Ne sot nuk kemi polici, por Ilir Prodën, një narko komisar në krye të policisë. Nuk kemi fjalime sepse nuk ka më kuptim të flasim e të diskutojmë kur provat janë aty. Ne jemi në një qëndresë vazhdimësie, përballjeje me regjimin. Policia po infiltron individë për të provokuar. Njerëz të policisë i fusin me kapuça”, tha Balliu./Dosja.al

klevis balliu

Sondazh

Poll