Politike

Protesta e opozitës/ Deputeti Gjoni: Revoltë popullore e jashtëzakonshme e udhëhequr nga qytetarët

Në një prenoncim për mediat në nisje të protestës ai theksoi se, protesta e sotme do jetë protestë komplet ndryshe nga të gjitha protestat e tjera

28 Shkurt 2026, 18:14 Nga D.S

 

Protesta e opozitës/ Deputeti Gjoni: Revoltë popullore e
Gjin Gjoni

 

TIRANË-  Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni u shpreh se kjo protestë do të jetë e udhëhequr nga vetë qytetarët e Shqipërisë.

Në një prenoncim për mediat në nisje të protestës ai theksoi se, protesta e sotme do jetë protestë komplet ndryshe nga të gjitha protestat e tjera. Gjithashtu Gjoni tha se, do ndiqet një itinerar i cili do jepet në momentet e fillimit para protestës, pasi nuk mund të bëhet publik për mediat momnetalisht.

Deklarata e plotë:

“Sapo po kthehem nga Lezha, isha, po merresha me organizimin e protestës atje dhe me organizimin e njerëzve, të cilët janë nisur në drejtim të Tiranës. Padyshim që ka një numër të konsiderueshëm njerëzish më shumë se herët e tjera, të cilët po i drejtohen Tiranës dhe Kryeministrisë. Protesta e sotme do jetë protestë komplet ndryshe nga të gjitha protestat e tjera. Po të shihni edhe tani në bulevard, rezulton që nuk ka podium për folësit. Kështu që protesta do udhëhiqet nga qytetarët e Tiranës dhe qytetarët e Shqipërisë dhe do ndjekin një itinerar i cili do jepet në momentet e fillimit para protestës, pasi nuk mund të bëhet publik për mediat në momentin aktual.

Jini të sigurtë që dy qendrat kryesore do jetë edhe Kryeministria dhe parlamenti, por do ketë edhe lëvizje të tjera padyshim. Por që normalisht në rast se njerëzit do i orientojmë që në momentin aktual, i bie që është dekonspiruar edhe ai plani në lidhje me mënyrën e menaxhimit të protestës. Padyshim, ne do kërkojmë dorëheqjen e qeverisë Rama. Do ketë, besoj, një revoltë popullore të jashtëzakonshme, për arsye sepse edhe ndryshimet e fundit në qeveri janë vazhdë dhe makinacione të cilët janë për të fituar kohë nga ana e qeverisë Rama. Nuk ka ndryshuar asgjë deri në momentin sa të largohet koka e krimit të organizuar, i cili është kryeministri i Shqipërisë.

Padyshim që sjellja e policisë së shtetit ka qenë një sjellje jo profesionale dhe po të shihni edhe momentin, hedhja e gazit lotsjellës në ambientet e Partisë Demokratike është një ngjarje kriminale. Njerëzit qëndrojnë në ambientet e oborrit të Partisë Demokratike sepse janë demokratë, simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike. Padyshim që arrestimet dhe ndalimet dhe shoqërimet e protestuesve nuk e ulin mllefin dhe nivelin e protestës së qytetarëve. Biles, unë kam pasur kontakte me një pjesë të madhe të atyre të cilët kanë qenë në dhomat e paraburgimit, të jeni të sigurtë që numri i tyre vjen duke u shtuar edhe për shkak të mënyrës së sjelljes dhe represionit që ka ushtruar policia e shtetit. Kështu që nuk nuk frikësohen qytetarët shqiptarë dhe demokratët në përgjithësi dhe të jeni të sigurtë që numri do jetë akoma më i madh.

Në pikëpamjen time dhe mënyra se si po organizohen, protestat do jenë në afate kohore më të afërta dhe padyshim që do shkohet edhe drejt formave të tjera të protestës, të cilët nuk janë përjashtuar asnjë nga format e tjera, qoftë edhe ngujimi, qoftë edhe kohëzgjatja, qoftë edhe futja e grupit parlamentar në grevë të urisë.", tha Gjoni./Dosja.al

gjin gjoni pd protesta e opozites

Sondazh

Poll