Politike

Gazetari gjerman “plas bombën”/ Rama dhe Vuçiç po ndërmarrin një iniciativë të përbashkët për zgjerimin e BE

Përmes një postimi në rrjetin social X, Martens u shpreh se ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord.

27 Shkurt 2026, 20:30 Nga E.d
Gazetari gjerman “plas bombën”/ Rama dhe
Foto ilustruse

GJERMANI- Gazetari gjerman Michael Martens, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe  presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë ndërmarrë një iniciativë të përbashkët që ka të bëjë zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin social "X", Martens u shpreh se ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord.

Gazetari tha se do t’i publikojë së shpejti në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), detaje të mëtejshme në lidhje me këtë iniciativë.

Gazetari gjerman “plas bombën”/ Rama dhe

“Së shpejti: Një iniciativë e përbashkët nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord. Më shumë së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung/FAZ.”, ka shkruar gazetari në rrjetin social X./Dosja.al

michael martens aleksandër vuçiç edi rama

Sondazh

Poll