27 Shkurt 2026, 16:15
Nga E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka nxjerrë emrat e personave të cilët u arrestuan ditën e sotme, në kuadër të operacionit “Siguria”. Të arrestuarit janë Servin Muça, 29 vjeç, Juljan Hida, 31 vjeç, Fabian Seriani dhe Brised Punci, të dy 25 vjeç dhe banues në Sukth, si dhe Zef Kola, 20 vjeç, banues në Durrës.
Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi u kapëm me armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Armët dhe lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i Policisë:
Në Sukth, Policia ndaloi një automjet me të cilin qarkullonin tre shtetas. Gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë zjarri kallashnikov, 3 karikatorë dhe 17 fishekë. Po ashtu, gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të mjetit, Servin Muça, 29 vjeç, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në kuadër të hetimeve për këtë rast, u ushtrua kontroll në banesën e Juljan Hida, 31 vjeç, banues në Kuçovë, ku u gjetën 3 armë të ftohta (2 mjete prerëse dhe 1 dorezë metalike).
Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë Servin Muça, 29 vjeç; Fabian Seriani, 25 vjeç; Brised Punci, 25 vjeç, të dy banues në Sukth; Juljan Hida, 31 vjeç, si dhe Zef Kola, 20 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në lagjen nr. 14 në Durrës, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet me drejtues Zef Kola, të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me 6 fishekë.
Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 23 vjeç, banues në Shkozet, pasi dyshohet se kishte dijeni për rastin, por nuk ka kallëzuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa zbatimi i planit operacional “Siguria” vijon me kontrolle intensive në të gjithë qarkun.
pesë persona policia durres
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 16:05
E.d
Foto ilustruse
GREQI- 64-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se u përpoq të përdhunonte një 25-vjeçare me aftësi t&eum...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 15:43
E. D
pamjet
SARANDË- Flakët kanë përfshirë mesditën e sotme një godinë në ndërtim të Muzeut Nën...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 14:55
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet ditën e nesërme, në orën 18:00. Policia e Ti...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 14:42
D.S
Në një ekonomi që rritet gjithnjë e më shumë mbi turizmin, ndërtimin dhe shërbimet, por që vazhdon të ekspor...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 14:45
E.d
Durim Bami
TIRANË- Durim Bami, i cili u ekstradua ditën e djeshme nga Dubai, do te dalë të shtunën në orën 9:00 par...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 14:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, Insidor Rexhepi &e...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 14:12
D.S
SHKODËR- Dy prej protestuesve në Rrjoll kanë mbetur të lënduar gjatë një përplasje me forcat policore dhe pë...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 14:00
D.S
Porto Romano
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar dosjen e ten...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 13:54
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka kryer një operacion policor në qytetin e Durrësit. Gjatë kontroolit të banesave dhe automje...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 13:50
D.S
Rreth 44 mijë shqiptarë kanë emigruar në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2024, sipas të dhënave që u bën&eum...