Aktualitet

Tentoi të përdhunonte të renë me aftësi të kufizuara dhe motrën e saj, jep dëshminë 64-vjeçari shqiptar: Nuk mbaj mend asgjë, kisha pirë shumë alkool

Ai pretendoi se u gjet në shtëpinë e 25-vjeçares, pasi nëna e saj i kishte dhënë çelësat për t'ua treguar blerësve të mundshëm, pasi banesa e saj do të dilte në shitje.

27 Shkurt 2026, 16:05 Nga E.d
Tentoi të përdhunonte të renë me aftësi të
Foto ilustruse

GREQI- 64-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se u përpoq të përdhunonte një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara në Kypseli, ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve greke. Ai ka deklaruar se ditën kur ndodhi ngjarja kishte konsumuar sasi të lartë alkooli dhe nuk mbante mend se çfarë kishte bërë. 

Ai pretendoi se u gjet në shtëpinë e 25-vjeçares, pasi nëna e saj i kishte dhënë çelësat për t'ua treguar blerësve të mundshëm, pasi banesa e saj do të dilte në shitje. Mediat greke shkruajnë se pas dëgjimit të vendimit për 64-vjeçarin shqiptar, nëna e vajzës shpërtheu në britma dhe mallkime.

Sipas informacioneve, gjatë faljes së tij, 64-vjeçari me origjinë shqiptare ka pohuar se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe nuk mban mend se çfarë ka bërë.

64-vjeçari akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me  25-vjeçaren me aftësi të kufizuara si dhe ka tentuar të përdhunojë motrën e saj binjake, e cila është gjithashtu me aftësi të kufizuara. Autoritetet greke po hetojnë më shumë mbi rastin./Dosja.al

64-vjeçari shqiptar greqi

Sondazh

Poll