Aktualitet

(VIDEO) "Më kanë tërhequr zvarrë!"/ Banori goditet në kokë gjatë protestës në Rrjoll: Na kanë gjuajtur me gurë, shteti të na dalë zot

Dy prej banorëve që protestojnë për pronat e tyre në Rrjoll kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes me policinë dhe kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore. Në një prononcim për mediat, njëri prej tyre është shprehur se efektivët e kanë tërhequr zvarrë dhe ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe qaf. Po ashtu, edhe në protestën e një dite më parë, ai thotë se policët i kanë goditur të birin me gur.

27 Shkurt 2026, 14:12 Nga D.S

(VIDEO) "Më kanë tërhequr zvarrë!"/ Banori goditet

SHKODËR- Dy prej protestuesve në Rrjoll kanë mbetur të lënduar gjatë një përplasje me forcat policore dhe për pasojë kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.

Në një deklaratë për shtyp, njëri prej banorëve është shprehur se efektivët e kanë tërhequr zvarrë dhe ai ka pësuar dëmtime në qafë dhe këmbë. Sipas tij, ditën e djeshme policët i kanë goditur edhe të birin me gur.

"Si çdo ditë po shkojmë te tokat tona, te tokat që na kanë lënë të parët, baballarët e gjyshërit tanë. Policia ishte bërë gardh, më mënyrë absolute nuk të lënë as të shkelësh me këmbë. Ata po e rrethojë dhe as në këmbë nuk po na lënë. Edhe dje djali tim e kanë goditur me grushte, edhe sot siç e shihni vetë.

Po ne nuk do dorëzohemi, na kanë gjuajtur me gurë, na janë hedhur në fyt, në mënyrën më makabre të mundshme. Dy persona janë demtu bajagisht. Do vazhdojmë pa ndalim, deri kur të dali e drejta. Nuk jemi në kundërshtim me shtetit dhe me askënd, jemi në kundërshtim me punëtorët, të bllokohen punimet. Ne duam vetëm drejtësi. Unë jam dëmtuar në këmbë dhe në qafë, më kanë tërhequr zvarrë”, tha banori./Dosja.al

 

 

protesta rrjoll banoret goditen me gure nga efektivet

Sondazh

Poll