Aktualitet

U ekstradua dje nga Dubai/ Durim Bami kërkesë Burgjeve: Duan të më vrasin, mos më lini te 313-ta

Përmes avokatëve të tij, ai ka kërkuar që të transferohet në burgun e Fushë-Krujës.

27 Shkurt 2026, 14:45 Nga E.d
U ekstradua dje nga Dubai/ Durim Bami kërkesë Burgjeve: Duan të
Durim Bami

TIRANË- Durim Bami, i cili u ekstradua ditën e djeshme nga Dubai, do te dalë të shtunën në orën 9:00 para GJKKO. Gjatë kësaj seance gjyqësore, ai do të njihet me masën e sigurisë. Bëhet me dije se Bami u ka bërë një kërkesë burgjeve, duke u kërkuar që të mos të lihet te 313, pasi i rrezikohet jeta.

“Mos me lini tek paraburgimi 313, ka persona që kanë siguruar kushte dhe mjete për të më vrarë”, mësohet të jetë shprehur.

Konkretisht, përmes avokatëve të tij, ai ka kërkuar që të transferohet në burgun e Fushë-Krujës.

“Kërkojmë transferimin e menjëhershëm të shtetasit Durim Bami nga IEVP Rr. “J.Misja” në IEVP Fushe Krujë. Marrjen e masave emergjente të përkohshme të sigurisë deri në realizimin e transferimit.  Duke qenë se bëhet fjalë për rrezik serioz dhe real të jetës së tij, kërkojmë trajtimin urgjent të kësaj kërkese nga ana juaj për sa kohë është duke gendruar në IEVP Rr. “J.Misja” Tirane”, thuhet në kërkesën drejtuar burgjeve.

Kush është Durim Bami? 

Ndalimi i Durim Bamit në Dubai është kryer në datën 21 Tetor 2024. Kjo ishte hera e dytë që Durim Bami, u arrestua nga policia e Dubait, pasi ai kishte shkelur rregullat e paraqitjes në një nga rajonet e policisë së Dubait.

Për herë të parë ai u ndalua në muajin qershor 2024, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në muajin Maj 2024. Shumë shpejt ai u lirua nga gjykata duke përfituar një leje qëndrimi dhe garancie për tu paraqitur në komisariat sa herë ishte e nevojshme për tu verifikuar.

Por tre thirjeve në E-Mail të policisë së Dubait për ta verifikuar, Durim Bami, nuk i është përgjigjur çka solli arrestimin e tij për herë të dytë. Bami ka pretenduar se nuk kishte parë E-mailet ndaj nuk ishte paraqitur fizikisht në polici, ditën dhe orën e planifikuar.

Por këto pretendime nuk e ndihmuan për tu liruar nga burgu. Tashmë Durim Bami, ka humbur dhe procesin gjyqësor, duke i hapur rrugën ekstradimit të tij në Shqipëri./Dosja.al

durim bami gjkko dubai

Sondazh

Poll