Aktualitet

SPAK sekuestron dosjen e tenderit të Porto Romanos me vlerë 400 milionë euro

Ky projekt, i cili ka një vlerë prej rreth 400 milionë eurosh, është zhvilluar në dy faza, përkatësisht atë të parakualifikimit dhe të kualifikimit.

27 Shkurt 2026, 14:00 Nga D.S
SPAK sekuestron dosjen e tenderit të Porto Romanos me vlerë 400
Porto Romano

TIRANË-  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje të mundshme në procedurën e prokurimit.

Ky projekt, i cili ka një vlerë prej rreth 400 milionë eurosh, është zhvilluar në dy faza, përkatësisht atë të parakualifikimit dhe të kualifikimit. Aksioni për sekuestrimin e dokumentacionit është kryer këtë të martë, më 23 shkurt, pranë Autoriteti Portual Durrës, ku ndodhej dosja e plotë e procedurës së tenderimit.

Sa i përket ecurisë së garës, gjatë fazës së parë është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa në datën 9 mars 2025 rezulton të jetë paraqitur vetëm një ofertë financiare për këtë projekt. Aktualisht në garë ka mbetur vetëm një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përfundimtare të tenderit./Dosja.al

 

spak porto romano

Sondazh

Poll