Aktualitet

Operacioni “Stolen line”/ Sekuestrohen 2 automjete të tjera të vjedhura jashtë shtetit me vlerë 90 mijë euro

Mësohet se automjetet me vlerë 90 mijë euro ishin vjedhur jashtë vendit dhe ishin sjell në Shqipëri për tu shitur. 

27 Shkurt 2026, 12:40 Nga I.A
Operacioni “Stolen line”/ Sekuestrohen 2 automjete të
Policia

TIRANË- 2 automjete janë sekuestruar ditën e sotme nga operacioni “Stolen line”. Mësohet se automjetet me vlerë 90 mijë euro ishin vjedhur jashtë vendit dhe ishin sjell në Shqipëri për tu shitur. 

Automjetet e vjedhura janë një tip 'Audi' me vlerë 40 mijë euro si dhe një 'Seat Cupra' me vlerë 40 mijë euro.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Vijon operacioni i koduar “Stolen line”. Sekuestrohen 2 automjete të tjera të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri. Gjatë fazës së sotme u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 50 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Sllovaki, ndërsa dje, u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 40 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Itali. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar automjetet, në Shqipëri.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestrua 1 automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Sllovaki. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, S. Sh., 55 vjeç.

-Ndërkaq, dje, në kuadër të operacionit “Stolen line”, u sekuestrua 1 automjet tip “Seat Cupra”, me vlerë rreth 40 000, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, G. L. Punohet për kapjen e të dy shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

stolen line

Sondazh

Poll