Aktualitet

Ndryshime në komisariatet e disa qyteteve! Lëvizin disa drejtues (EMRAT)

Mësohet se Luan Sinanaj, i cili mbante postin e shefit të Komisariatit të Krujës, është transferuar në Komisariatin e Pogradecit.

27 Shkurt 2026, 09:33 Nga D.S

 

Ndryshime në komisariatet e disa qyteteve! Lëvizin disa drejtues
Policia e Shtetit

 

 

TIRANË- Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në nivelet drejtuese të komisariateve në disa qytete të vendit. Mësohet se Luan Sinanaj, i cili mbante postin e shefit të Komisariatit të Krujës, është transferuar në Komisariatin e Pogradecit.

Ndërkohë Komisariati në Krujë do të drejtohet nga Santiljano Ndreut. Ai vjen në këtë detyrë pas një përvoje si shef i krimeve në Komisariatin Nr. 5 në Kamëz, ku ka drejtuar sektorin e hetimeve. Më tej, Gentian Dedej është emëruar në krye të Komisariatit të Policisë së Bulqizës./Dosja.al

 

policia e shtetit ndryshime ne komisariate

Sondazh

Poll