Aktualitet

Vdekja e 7-vjeçarit në aksident/ Gjykata liron nga burgu dy drejtuesit e mjeteve

Mësohet se prokuroria kishte kërkuar vazhdimin e arrestit në burg për Shukullin, por gjykata vendosi një masë më të butë.

27 Shkurt 2026, 09:56 Nga D.S
Vdekja e 7-vjeçarit në aksident/ Gjykata liron nga burgu dy
FOTO NGA VENDNGJARJA

TIRANË- Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të arrestuar për aksidentin tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari në Tiranë, janë liruar nga qelia dhe u është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Mësohet se prokuroria kishte kërkuar vazhdimin e arrestit në burg për Shukullin, por gjykata vendosi një masë më të butë.

Në Gjykatë Shukulli deklaroi se kishte ndaluar dhe i kishte dhënë disa para të miturit, të cilat i ishin rënë në tokë. Ai deklaroi se nuk e kishte vënë re fëmijën dhe me ndezjen e semaforit, makina e tij kishte goditur fëmijën teksa po merrte paratë. Nga ana e drejtueses tjetër, Valentina Koltraku u shpreh se kishte qenë menjëherë pas mjetit dhe nuk kishte pasur pamje të qartë të ngjarjes.  Të arrestuarit kanë shprehur tronditjen e tyre për këtë ngjarje të rëndë, duke theksuar se aksidenti ka qenë i paqëllimshëm, ndërsa Shukulli shtoi se përpiqej vetëm ta ndihmonte të miturin duke i ofruar paratë. 

Nga dëshmitë thuhet se 55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja Valentina Koltraku, është larguar nga vendngjarja. Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka menduar se nuk ka qenë ai që e ka përplasur. Ai shprehet se ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar, dhe e ka çuar në spital, por jo se ai ka qenë i pari që e ka përplasur. 

Si ndodhi ngjarja?

Nga vrojtimi i kamerave të sigurisë kuptohet se Tomorr Shukulli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit. Kur i mituri ka dalë para makinës për të lëvizur, lekët i kanë rënë në tokë dhe është përkulur për ti marrë. Në atë moment është ndezur semafori jeshil dhe Shukulli ka lëvizur makinën e cila e ka përplasur 7-vjeçarin dhe më pas ka ardhur makina që drejtohej nga 42-vjeçarja e cila dyshohet ta ketë shtypur 7 vjeçarin./Dosja.al

vdekja e 7-vjeçarit në aksident gjykata liron nga burgu dy drejtuesit e mjeteve

Sondazh

Poll