Aktualitet

Pjesë e trafikut të lëndëve narkotike, arrestohen dy shqiptarët babë dhe bir në Itali

Gjatë kontrolleve të bërë në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi mbi 50,000 eurosh cash, që besohet të jenë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

26 Shkurt 2026, 19:02 Nga E.d
Pjesë e trafikut të lëndëve narkotike, arrestohen dy
Foto ilustruse

ITALI- Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme dy shqiptarë në Itali. Ata ishin dënuar më parë për vepra penale, të cilat lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë, babë dhe bir, 60 dhe 32 vjeç. Mediat italiane shkruajnë se ata ishin dënuar nga autoritetet italiane për tafik të lëndëve narkotike dhe vepra të tjera të lidhura me këtë. 

Gjatë kontrolleve të bërë në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi mbi 50,000 eurosh cash, që besohet të jenë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Gjithashtu u gjet edhe 20 gramë kokainë dhe materiale paketimi për drogë. Policia ka arrestuar gjithashtu edhe një 19-vjeçar italian. Atij iu gjetën 3,400 euro në para të gatshme./Dosja.al

babë dhe bir itali droga

Sondazh

Poll