Aktualitet

EMRI/ Shkrumbohet makina luksoze në Pogradec! Mjeti në pronësi të një personi me precedent, ngjarja dyshohet se...

Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në Pogradec në lagjen nr 1, ku mjeti është djegur thuajse plotësisht.

26 Shkurt 2026, 08:03 Nga D.S
EMRI/ Shkrumbohet makina luksoze në Pogradec! Mjeti në pronësi
foto nga vengjarja

POGRADEC- Është përfshirë nga flakët një mjet tip Range Rover, orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në Pogradec në lagjen nr 1, ku mjeti është djegur thuajse plotësisht. Mësohet se mjeti është në pronësi të Erion Maxharit, i njohur për autoritetet në policinë e Pogradecit. Maxhari ka qenë polic në doganën e Qafë-Thanës.

Mësohet se ai ka precedentë të mëparshëm penal për vepra të ndryshme ndëkohë në ditën e zgjedhjeve ka qenë një prej të arrestuarve që u përfshi në një konflikt fizik me një nga komisionerët. Sipas uniformave blu, dyshohet se  zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme. Megjithatë shkaku i zjarrit nuk konfirmuar ende./Dosja.al

pogradec shkrumbohet makina luksoze në pogradec mjeti në pronësi të një personi me precedent

Sondazh

Poll