Politike

Dërgimi i trupave në Gazë/ Vengu: Nuk e kemi përcaktuar ende numrin e pjesëmarrësve.

Sipas tij, do të jenë bisedimet e shtabeve ato që do bisedojnë në vazhdimësi.

25 Shkurt 2026, 11:36 Nga E.d
Dërgimi i trupave në Gazë/ Vengu: Nuk e kemi përcaktuar ende
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, deklaroi se Shqipëria ka shprehur dakordësinë dhe ka deklaruar pjesëmarrjen në fazën e parë në shtabin për Gazën. Gjatë një konference për mediat, Vengu u shpreh se ende nuk është  përcaktuar numri i pjesëmarrësve.

Sipas tij, do të jenë bisedimet e shtabeve ato që do bisedojnë në vazhdimësi. Ndërsa, në KFOR tha se do të shtohet komponenti ajror me një helikopter. 

“Shqipëria ka shprehur dakordësinë, kemi deklaruar pjesëmarrjen në fazën e parë në shtabin për Gazën dhe jemi duke punuar me aleatët tanë; nuk kemi përcaktuar ende numrin e pjesëmarrësve. Jemi në bashkëpunim me aleatët. Hartat që kanë qarkulluar, nuk përbëjnë informacion zyrtar. Por ne po presim bisedimet me aleatët, dhe jemi në bisedime sesi do kontribuohet. Do jenë bisedimet e shtabeve që do bisedojnë në vazhdimësi. Forcat tona operojnë nën ombrellën e një aleati më të madh. Në KFOR do të shtojmë komponentin ajror me një helikopter. 

Vizita e fundit në Hungari ishte e rëndësishme, sepse ky vend ka një mbështetje të vazhdueshme dhe pa asnjë dyzim për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Hungaria ka pasur një transformim të teknologjisë në industrinë e mbrojtjes dhe dëshira jonë është të jemi pjesë e këtyre zinxhirëve.” tha Vengu./Dosja.al

piro vengu shqipëria gazë

Sondazh

Poll