Politike

Albin Kurti 'lë jashtë garës' presidenciale Vjosa Osmanin, Konjufca: Konsensus kanë vetëm anëtarët e familjes Jashari

Gjatë një konference për mediat, Konjufca tha se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar pritje pozitive nga Opozita.

25 Shkurt 2026, 12:11 Nga I.A
Albin Kurti 'lë jashtë garës' presidenciale Vjosa
Glauk Konjufca

KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ka konsensus në shoqëri që presidenti të vijë nga familja Jashari. Gjatë një konference për mediat, Konjufca tha se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar pritje pozitive nga Opozita.

“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai.

I pyetur se a ka vullnet nga familja Jashari për këtë çështje, Konjufca tha se nuk i takon të flasë në emër të tyre.

Duhet të shkoni atje dhe ta merrni përgjigjen, nuk jam unë këtu që të supozoj se kjo është. Ka qenë kryeministri aty”, tha ai.

glauk konjufca

Sondazh

Poll