Politike

FOTO/ Shqipëria shkon në Bordin e Paqes me gabime drejtshkrimore

Që në titull të dokumentit, shkruhet 'Instrument Ratfikimi', ndërkohë që fjala e saktë drejtshkrimore është 'Instrument Ratifikimi'. 

25 Shkurt 2026, 11:07 Nga I.A
FOTO/ Shqipëria shkon në Bordin e Paqes me gabime drejtshkrimore
Bordi i Paqes

SHBA- Shqipëria ditën e djeshme ka dorëzuar dokumentimin e ratifikimit të pjesëmarrjes së vendit në 'Bordin e Paqes'. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në SHBA, e cila ka publikuar dhe dokumentin që vendi ka dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë në ëashington.

Por dokumenti, të cilin Shqipëria e ka dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë, është me gabime drejtshkrimore. Që në titull të dokumentit, shkruhet 'Instrument Ratfikimi', ndërkohë që fjala e saktë drejtshkrimore është 'Instrument Ratifikimi'. 

FOTO/ Shqipëria shkon në Bordin e Paqes me gabime drejtshkrimore
Dokumenti

Çfarë është Bordi i Paqes?

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur krijimin e Bordit të Paqes, një strukturë e re ndërkombëtare që synon të luajë rol kyç në menaxhimin e periudhës pas-konfliktit në Rripin e Gazës. Ky bord është pjesë e një plani më të gjerë për armëpushim dhe stabilizim të situatës mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas planit, Bordi i Paqes do të mbikëqyrë administrimin tranzitor të Gazës, rindërtimin e infrastrukturës, garantimin e sigurisë dhe krijimin e një qeverisjeje teknokratike palestineze. Në fokus janë gjithashtu çarmatimi i grupeve të armatosura dhe angazhimi i një force ndërkombëtare stabilizuese.

Trump pritet ta kryesojë vetë bordin, ndërsa në përbërje parashikohen figura të njohura politike dhe diplomatike nga SHBA dhe vende të tjera. Vendet anëtare të përhershme të bordit do të kenë detyrimin të kontribuojnë financiarisht me nga 1 miliard dollarë secila, për të mbështetur operacionet e sigurisë dhe procesin e rindërtimit.

Iniciativa ka nxitur debate ndërkombëtare, me mbështetës që e shohin si një mundësi për arritjen e paqes afatgjatë dhe kritikë që shprehin shqetësime për rolin dhe ndikimin e saj në diplomacinë globale./Dosja.al

bordi i paqes

Sondazh

Poll