Aktualitet

EMRI/ U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Kush është polici i  komisariatit Nr.5

Bëhet me dije se të dyshuarit janë Ahmet Kaziu, polic në Komisariatin numër 5 në Tiranë, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj.

24 Shkurt 2026, 19:54 Nga E.d
EMRI/ U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Kush
Foto ilustruse

KOSOVA- Autoritetet kosovare kanë zbuluar ditën e sotme një shumë parash prej 1 milion eurove të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar Merdare. Ajo u zbulua nga zyrtarët e Doganës dhe policët kufitarë në Merdarë. Shuma e parave ishte fshehur në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni.

KALLXO.com ka mësuar detaje në lidhje me personat e dyshuar të cilët po futnin brenda Kosovës 1 milion euro të padeklaruara te autoritetet doganore.

Bëhet me dije se të dyshuarit janë Ahmet Kaziu, polic në Komisariatin numër 5 në Tiranë, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj. Fillimisht ata janë ndaluar për një kontroll nga Dogana e Kosovës, ndërsa pas skanimit me rreze X është gjetur edhe sasia e parave. 

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, në hyrje të territorit të Kosovës. .

“Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike. Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet e ngritura nga skaneri janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës të datës 24.02.2026./Dosja.al

ahmet kaziu ardit laska etnik ahmaxhokaj

Sondazh

Poll