Aktualitet

Drejtoresha e “Fan Nolit” nuk lejon vendosjen e stolit në kujtim të Martin Canit! Aktivistja: Thirri policinë, sikur të ishim banditë

Mësohet se drejtoresha ka bllokuar hyrjen me argumentin se nuk ka leje për vendosjen e tij, përkundër deklaratave të prindërve dhe aktivistëve të cilët thonë se është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

24 Shkurt 2026, 13:26 Nga D.S
Drejtoresha e “Fan Nolit” nuk lejon vendosjen e stolit në
Fan Noli

TIRANË- Drejtoresha e shkolles "Fan Noli" nuk i ka lejuar vendosjen e një stoli në kujtim të Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra nga një bashkëmoshatari i tij pranë shkollës. Mësohet se drejtoresha ka bllokuar hyrjen me argumentin se nuk ka leje për vendosjen e tij, përkundër deklaratave të prindërve dhe aktivistëve të cilët thonë se është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Aktivistja Sideorela Vatnikaj deklaroi se drejtoresha ka thirrur policinë për t’i larguar me forcë. Sipas saj të pranishëm kanë qenë edhe vetë prindërit e 14-vjeçarit Martin Canit, të cilët thekson ajo se nuk kanë marrë drejtësi.

 “Jemi shumë të zhgënjyer dhe të lënduar se kjo burokraci po zvarrit një çështje që duhet të kishte qenë që në fillim shkollës. Na është thënë nga roja se drejtoresha nuk ka dalë asnjë moment, por ka thirrur policinë për të na larguar me forcë sikur të ishim banditë. Nuk na është dhënë asnjë arsye pse nuk duhet të vendoset stoli në shkollë. Sot kishim me vete edhe prindërit e Martin Canit, që jo vetëm nuk kanë marrë drejtësi, por përballen edhe me këtë zvarritje të pakuptimtë burokratike.

Këshilli Bashkiak e ka miratuar vendosjen brenda hapësirës së shkollës stolit gjithashtu edhe zyra arsimore, ndërkohë që drejtoresha thotë që nuk mund të vendoset stoli. Drejtoresha e Fan Nolit duhet të kishte qenë e para e interesuar se është përgjegjëse për  sigurinë e fëmijëve në shkolla. Jemi të indinjuar që drejtoresha nuk ka marrë asnjë masë konkrete pas ngjarjes tragjike të vrasjes së Martin Canit, por edhe zvarrit e pengon vendosjen e një stoli që do të ishte në të mirë të shkollës e ndërgjegjësimit të nxënësve të tjerë”.,tha aktivistja.

Vrasja e Martin Canit

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart.

Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera./Dosja.al

fan noli martin cani sideorela vatnikaj

Sondazh

Poll