Aktualitet

“Jemi në tokë tonë"/ Vijojnë përplasjet në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përballen me policinë pas vendimit të Apelit për pronësinë e tokës(VIDEO)

Mësohet se, situata u përshkallëzua pas vendimit të Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila ka njohur familjen Malaj si pronare të ligjshme të sipërfaqes së tokës në fjalë.

24 Shkurt 2026, 13:00 Nga D.S
“Jemi në tokë tonë"/ Vijojnë përplasjet
Baks-Rrjoll

SHKODËR- Protesta e kësaj të marte në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë është shoqëruar me tensione dhe përplasje pas vendimit të Apelit për pronësinë e tokës.


Mësohet se, situata u përshkallëzua pas vendimit të Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila ka njohur familjen Malaj si pronare të ligjshme të sipërfaqes së tokës në fjalë. Pas vendimit, banorët kanë tentuar të hyjnë në tokat që pretendojnë se u përkasin, por janë përballur me kordonin policor që ka penguar kalimin e tyre.

“Jemi në tokë tonë, do t’i bllokojmë fadromat për arsye se ka dalë toka jonë”, janë shprehur protestuesit, të cilët kanë arritur të bllokojnë punimet në terren./Dosja.al

 

 

përplasje në baks-rrjoll të velipojës banorët përballen me policinë pas vendimit të apelit për pronësinë e tokës protesta ne velipoje

Sondazh

Poll