Politike

Ukraina katër vite në luftë/ Gonzato: BE mbetet e angazhuar për paqen, Rusia do përballet me sanksione

 Ukraina shënon sot 4-vjetorin e nisjen e një lufte me pasoja të mëdha humanitare e gjeopolitike.

24 Shkurt 2026, 12:48 Nga D.S
Ukraina katër vite në luftë/ Gonzato: BE mbetet e angazhuar
Silvio Gonzato

TIRANË-  Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u shpreh se 24 shkurti në Ukrainë mbetet një ditë e paharrueshme. Ukraina shënon sot 4-vjetorin e nisjen e një lufte me pasoja të mëdha humanitare e gjeopolitike.

Gonzato deklaroi se, edhe pas katër vitesh luftë, Bashkimi Europian mbetet i vendosur për të parë drejt një të ardhmeje ku agresioni rus do të marrë fund. Sipas Gonzatos, një paqe e gjatë në Ukrainë është kritike.

“Kjo ishte një ditë që e mbaj mend shumë mirë. Në shok dhe në mosbesim dëgjuam lajmin. Pas katër vitesh luftë jemi të vendosur që të shikojmë më tej, në vitin 2026 ku agresioni rus do të marr fund. BE është i vendosur, kërkon paqe në Ukrainë, paqe afatgjatë. Ndërkohë që Ukraina ka demonstruar vazhdimisht dëshirën për paqe, Rusia ka kundërshtuar. Më lejoni të them që asnjë marrëveshje nuk mund të jetë e besueshme pa Ukrainën. Paqja duhet të jetë e drejtë, e gjatë dhe me afate të gjata sigurie. Pretendimet e Rusisë janë kontradiktore, që kërkojnë paqe, teksa ata sulmojnë infrastrukturën ruse ne nuk mund t’iu japim një fitore.

Paqja dhe integriteti janë angazhime thelbësore për sigurinë e të gjitha shteteve. Nëse agresioni normalizohet, integriteti territorial bëhet i negociueshëm. Një paqe e  gjatë në Ukrainë është kritike. Llogaridhënia për vuajtjet duhet të jetë gjithashtu e rëndësishme. Bashkimi Europian do të vazhdojë që të mbështesë përpjekjet për të garantuar llogaridhënien, gjithashtu do të ketë presion diplomatike, derisa paqja të jetë e sigurt. Populli ukrainas po tregon rezistencë heroike. Ukrainasit meritojnë mbështetjen tonë të plotë. Falënderojmë Shqipërinë për mbështetjen, është e rëndësishme që në këto kohë vendet e BE dhe ata në rrugën e integrimit të tregojnë unitet në veprime dhe qëllime. Është koha që të mos hezitojmë në promovimin e rregullave tona të përbashkëta”, tha Gonzato./Dosja.al

silvio gonazto rusia ukraina be

Sondazh

Poll