Politike

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama pritet të diskutojë me Grupin Parlamentar të enjten

Vendi i zgjedhur për këtë mbledhje pohojnë të njëjtat burime është Pallati Brigadave.

24 Shkurt 2026, 12:37 Nga I.A
Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama pritet të diskutojë me
Rama

TIRANË- Zbulohet data e mbledhjes të Grupit Parlamentar Socialist nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i maxhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Dy burime nga Grupi Parlamentar socialist i thanë gazetari të Top Channel Muhamed Veliu se deputetët janë njoftuar për të marrë pjesë në mbledhje të Enjten ora 11.

Vendi i zgjedhur për këtë mbledhje pohojnë të njëjtat burime është Pallati Brigadave.

Një ditë më parë pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku.

Top Channel mësoi se nga diskutimet e mëtejshme të anëtarëve socialistë në Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit lanë të kuptohet se mjafton masa e pezullimit e cila po zbatohet prej zonjës Balluku./Top Channel

belinda balluku taulant balla edi rama

Sondazh

Poll