Aktualitet

“Paralizimi” i qarkullimit në Librazhd/ Kamionistët: Po falimentojmë nga bllokimi, asnjë përgjigjie nga autoritetet 

Komianistët thonë se kjo situatë ka ndërlikuar punën e tyre, pasi ata kanë bërë zhdoganimim e mallit dhe e kanë të pamundur që të futen në Maqedoni.

23 Shkurt 2026, 20:40 Nga E.d
“Paralizimi” i qarkullimit në Librazhd/ Kamionistët: Po
Foto ilustruse

LIBRAZHD- Dhjetëra kamionistë kanë ngelur të bllokuar në Qukës, pas mbylljes së rrugës në Librazhd, prej gati tre ditësh. Kjo situatë e ka bërë të pamundur, rrugëtimin e tyre drejt Tiranës.

Komianistët thonë se kjo situatë ka ndërlikuar punën e tyre, pasi ata kanë bërë zhdoganimim e mallit dhe e kanë të pamundur që të futen në Maqedoni. Kjo pasi nuk ka një marrëveshje midis dy qeverive për këtë gjë. Sipas tyre, pritja e gjatë u ka sjellë atyre një të madh ekonomik.

“Isha në Kapshticë, gjatë rrugës na njoftuan për mbylljen e rrugës. Ka 3 ditë nuk kemi asnjë njoftim. Na thanë që sot do hapej por është ende e mbyllur. Asnjë përgjigje asnjë gjë. Dëm i madh ekonomik, skemi asnjë përgjigje. Unë jam zhdoganuar, si bëhet ajo? Duhet të bëhen vetë qeveritë, nuk ka zgjidhje”, shprehet një prej tyre.

Sipas tyre, pritja e gjatë u ka sjellë atyre një të madh ekonomik. Kjo pasi malli është delikat dhe mund të prishet.

“Është problem i madh. Kemi ditë që presim. Vetëm presim por nuk kemi përgjigje. U bë e treta ditë sot, asnjë nuk na thotë, jo nesër, jo pasnesër. Policia na ndalon, në rrugë jemi. Kemi 3 ditë. Nuk kemi ç’bëjmë. Ne nuk dalim dot në Qafë Thanë se i bëmë kartat. Do prishet e malli”, shprehet një tjetër kamionist./Dosja.al

kamionistë librazhd maqedoni

Sondazh

Poll