Aktualitet

Itali/ Dy shqiptarë në krye të trafikut të kokainës dhe heroinës në Abruzzo, ishin dhe pronarë biznesesh

Operacioni u zhvillua në zonat e Montesilvano, Pescara, Vasto, Trani dhe San Severo e përfshiu repartet territoriale dhe speciale të karabinierisë, mbështetur nga raporti ajror i Barit.

23 Shkurt 2026, 20:23 Nga alba kepi
Itali/ Dy shqiptarë në krye të trafikut të kokainës dhe
Foto ilustruse

Autoritetet italiane kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar “Rondo” i cili coi në shktaërrimin e një rrjeti trafiku drogę drejtuar nga dy shqiptarë të konsideruar me profil të lartë kriminal. Operacioni u zhvillua në zonat e Montesilvano, Pescara, Vasto, Trani dhe San Severo e përfshiu repartet territoriale dhe speciale të karabinierisë, mbështetur nga raporti ajror i Barit.

U ekzekutuan 20 urdhra ndalimi me burg të lëshuara nga Gjykata për hetime paraprake pranë Gjykatës së Pescara, nën drejtimin e Dott. G. de Rensis. Operacioni i koduar “Rondò” zbardhi aktivitetin kriminal të dy shqiptarëve në zonën e Montesilvanos dhe ku ishin pronarë të disa biznese lokale.

Pas një hetimi që zgjati më shumë se një vit, u arrit neutralizimi i një trafiku të madh të drogës, që përdorte dy kanale për futjen e kokainës dhe heroinës në gjithë tregun e rajonit të Abruzzos.

Kokaina vinte nga veriu i Italisë, ndërsa heroina nga zona e Foggias. Hetimet nisën nga një aktivitet tregtar i njërit prej të dyshuarve, por më pas Karabinierët zbuluan rrjetin e gjerë të narkotrafikimit që drejtohej nga dy shqiptarët.

Sipas hetuesve, dy shqiptarët kryenin aktivitete të ndara: njëri menaxhonte trafikun e kokainës dhe tjetri heroinën. Për shpërndarjen e drogës përdorej një rrjet korrierësh të besuar, ndërsa komunikimet brenda rrjetit bëheshin përmes telefona të koduar për të shmangur kontrollin dhe ndërhyrjet e autoriteteve.

 Heroina blihej me çmime të ulëta, ndërsa ndërmjetësit negocionin me kujdes çmimet sipas përqindjes së substancës aktive dhe të materialeve për përzierje.

Gjatë hetimeve u sekuestruan rreth 30 kg kokainë dhe heroinë, si dhe rreth 100,000 euro në para cash dhe pajisje për formimin e “panetave” të drogës. Falë teknologjive të avancuara të Prokurorisë së Pescara-s, autoritetet arritën të penetrojnë në komunikimet e rrjetit, duke arrestar në flagrancë 15 persona gjatë fazës hetimore.

Në total, 20 të dyshuar janë ndaluar, duke shkatërruar një rrjet të tërë kriminal që furnizonte tregjet me kokainë dhe heroinë në Abruzzo, ku Montesilvano luante rolin e qendrës koordinuese. Operacioni ka përfshirë dhe provincat e Chieti, Barletta-Andria-Trani dhe Foggia, nën drejtimin e Prokurores së Republikës Dott. G. Rana./Syri.net

dy shqiptarë itali kokaina

Sondazh

Poll