Aktualitet

‘Toyota Yairs’/ SPAK mbyll hetimet për një fraksion, çon në Gjykatën e Posaçme dosjen për dy të pandehur të tjerë

Erjona Daupajn dhe Astrit Vladin akuzohen për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë”. Të pandehurit dyshohet se kanë tentuar të ndikojnë në procese hetimore dhe vendimmarrje të organeve të drejtësisë, në kuadër të hetimeve për çështjen “Toyota Yaris”.

23 Shkurt 2026, 16:41 Nga DOSJA
‘Toyota Yairs’/ SPAK mbyll hetimet për një fraksion,
SPAK

TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur Erjona Daupajn dhe Astrit Vladin, të përfshirë në një nga fraksionet e dosjes “Toyota Yaris”. SPAK e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme, ku gjyqtari i seancës paraprake është caktuar Paulin Cera.

Erjona Daupajn dhe Astrit Vladin akuzohen për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë”. Të pandehurit dyshohet se kanë tentuar të ndikojnë në procese hetimore dhe vendimmarrje të organeve të drejtësisë, në kuadër të hetimeve për çështjen “Toyota Yaris”. Gjithashtu të dy personat pritet të gjykohen në mungesë, pasi aktualisht ndodhen në arrati./Dosja.al

spak paulin cera astrit vladin

Sondazh

Poll